Para disa kohësh moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
“Po, lumturia është tek gjërat e vogla”, – shkruante Alfio, në foton ku shfaqej në krah me Fatma Methasanin.
Sot Fatma e ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi se ka gënjyer shumë herë dhe publikisht për lidhjen me Alfion, për të cilën u shpreh se në nëntor bëjnë 2 vite bashkë.
Prezantuesja Bieta Sulo i shfaqi Fatmës një moment televiziv ku ajo betohej se nuk kishte të dashur ndërkohë që ishte e lidhur me Alfion.
Fatma i kaloi me sportivitet dhe shaka “mashtrimet” e saj publike duke pranuar se e ka mohuar shpesh here lidhjen e tyre.
(M.Q/Faxweb)