Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Betèja e parë e Yuri Kim dhe takimi i fundit për zgjedhoren?! Zbulohet ora e mbledhjes me Këshillin Politik

Ditën e nesërme në orën 11:00 do të mblidhen sërish ambasadorët me përfaqësuesit e Këshillit Politik për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat nuk ka ende një dakordësi. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe britanikun Duncan Norman mbajtën sot një takim prej 9 orësh me palët, por pa zgjidhje.

Yuri Kim u emërua këtë vit si ambasadore e ShBA në Shqipëri dhe ka marrë përsipër betejën për Reformën Zgjedhore. Mendohet se dita e nesërme do të jetë takimi i fundit për Zgjedhoren pasi ambasadori Duncan deklaroi sot se u bë një përparim i mirë, por duhet të përfundojë kjo punë.

Përfshirja e ndërkombëtarëve është bërë pasi palët nuk bien dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votimin elektronik e identifikimin biometrik.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *