Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiSocialeTe FunditTe Gjitha

Ish-drejtori i ISHP-së Besnik Jakaj: Premtimet e Ramës janë vaksina elektorale. Largimi i Allkjas nga detyra, as një pushtues nuk do ta bënte

I ftuar në studion e Fax News ishte Besnik Jakaj, ish-drejtori i ISHP-së i cili ka folur mbi situatën në vend nga covid-19. Ai i ka cilësuar veprimet e kryeministrit Rama ‘vaksinë elektorale’ për zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë do e cilësoja këtë sjellje të kryeminstrit  si vaksinë elektorale për zgjedhjet e afërta të 25 prillit. Kryeministri duhet të jetë serioz në ato çfarë thotë, shumë më shumë serioz në atë çfarë bën dhe në atë që duhet bërë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë, pasi është detyra e tij.”- u shpreh ish-drejtori i ISHP-së.

Sipas tij janë shqiptarët të cilët po e vuajnë këtë keqmenaxhim të situatës.

I pyetur në lidhje me largimin nga puna të Doktori Ilir Allkja, ai e quan veprim të pafalshëm.

“Unë e njoh prej vitesh zotin Allkja, kam vite që punoj me të nuk ka pas asnje moment mungesë etike. Kjo është e pafalshme. Këtë nuk mund ta bëjë askush.
Këtë nuk mund ta bëjë as një pushtues. Ne duhet të përmirësojmë kushtet e punës në mënyrë të vazhdueshme dhe jo të largojmë mjekun nga puna se foli.”- u shpreh Jakaj.

Ndër të tjera ai tha se pandemia nuk menaxhohet me fasadë dhe as me propagandë.
Ndërsa paga e mjekëve dhe infermierëve sipas tij nuk duhet të ishtë rritur me 40%, por me 60% dhe kjo rritje është shumë e vonuar duhet të ishte shumë më përpara.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *