Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëPolitikëTe FunditTe Gjitha

Politika reagon për vdèkjen e Besim Zekthit: Kam në sy imazhin e tij aq krenar e stoik si kreshnikët

Sot është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, Besim Zekthi, mjeshtri i vvalleve popullore njëherësh nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Aktorët kryesorë të politikës në vende kanë reaguar ku përmes mesazheve të tyre kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve dhe miqve si dhe kanë vlerësuar figurën e Zekthit dhe veprën e tij.

I pari që reagoi ishte Kreu i Shtetit Ilir Meta i cili tha se arti shqiptarë humbi ‘kryeshqiponjën e ti”, ndërsa kryeministri edi RAma shkruan përkrah votës së Zekthit: LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI 💔

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka vlerësuar figurën e artistit të njohur shqptar ku shprehet se artistët si ai janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë, ata janë burim krenarie dhe frymëzimi, prandaj edhe ruajtja e trashëgimisë së tyre profesionale është detyrim për brezat e rinj që e lëvrojnë vallen, këngën dhe artin tonë burimor.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Besim Zekthit, artistit legjendë, mjeshtrit të madh që e ngriti në majat më të larta interpretimin e valles shqiptare.

Me një kontribut të jashtëzakonshëm për mbi gjysëm shekulli në Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve, Besim Zekthi ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare në çdo skenë prestigjioze të botës. Ai u njëhsua në memorien kolektive me shqipen që fluturon e lirë, dhe kjo simbolikë e ushqente secilin prej nesh me shpresën se ditë më të mira do të vinin për kombin tonë.

Bashkëpunimet e jashtëzakonshme të Besim Zekthit me Panajot Kanaçin, Rexhep Çelikun, Lili Cingun, apo edhe me rapsodin e papërsëritshëm Dervish Shaqën i dhanë publikut shqiptar valle të papërsëritshme si “Kreshnikët e Lirisë”, “Dasma e Rugovës”, “Komitët e Lirisë”, etj.

Artistë si Besim Zekthi janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë, ata janë burim krenarie dhe frymëzimi, prandaj edhe ruajtja e trashëgimisë së tyre profesionale është detyrim për brezat e rinj që e lëvrojnë vallen, këngën dhe artin tonë burimor.

Largimi prej nesh i Besim Zekthit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë artdashësit. I gjendem pranë me mendimet dhe lutjet e mija familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të rëndë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi  ka shprehur ngushëllimet e saj në drejtim të familjes, ndërsa thotë se ka ende në sy imazhin e tij stoik e krenar si kreshnikët. Kryemadhi shkruan se Besim Zekthi do të jetë gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, të cilëve iu fali dashurinë e shpirtit të tij.

“I trishtë dhe gjithë pikëllimë lajmi se është ndarë nga jeta Besim Zekthi, emblema dhe simboli i valles shqiptare! I trishtë dhe gjithë pikëllimë lajmi se pushoi së rrahuri zemra e Besim Zekthit, njërit prej artistëve më të dashur të shqiptarëve! Ndaj nuk gjej fjalë të shpreh dhimbjen e madhe që ndjej.

Por, ndërsa përpiqem të shkruaj këto radhë ngushëllimi për familjen e tij, për Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore shqipe e të cilit ai qe dhe do të mbetet gjithmonë, si dhe për të gjithë botën shqiptare të artistëve, për humbjen e madhe dhe të pazëvendësueshme, kam në sy imazhin e tij aq krenar e stoik si kreshnikët, me kërcimin magjepsës; sa burrëror dhe elegant njëherësh, gjithë temperament dhe ndjeshmëri, të cilat vetëm Besim Zekthi mund t’i zotëronte dhe të na i dhuronte me perfeksionin e një mjeshtri që meritoi dhe meriton gjithë nderimin dhe mirënjohjen e një kombi të tërë!

Ashtu, me atë imazh do të jetë Besim Zekthi përjetë në kujtesën e shqiptarëve, të cilëve ai iu fali dashurinë e shpirtit të tij. Lamtumirë Besimi ynë i dashur! Të ndrittë shpirti dhe u prehsh në paqe, Besimi ynë i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm”, shkruan Kryemadhi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *