Seanca e sotme plenare ka nisur me një interpelancë të deputetit Artur Roshi me ministren e Arsimit Besa Shahini.
Minstrja e Arsimit duke ju përgjigjur Roshit, tha se gjatë këtyre viteve është bërë progres në fushën e arsimit, ndërkohë që listoi edhe kriteret që duhet të plotësojë për tu emëruar mësues.
“Që prej vitit 1014 mësuesit punësohen me anë të portalit. Portali siguron transparencë dhe cilësi. Të ketë punuar një shkollë në vit dhe të këtë liçensën e mësuesit. Kriter shtesë është gjuha e huaj dhe trajnimet shtesë. Më e rëndësishme është nota mesatare me të cilat kanë mbyllur studimet në universitet. Kemi filluar të zhvillojmë politikën për rritjen e notës mesatare.”- tha Shahini.
Duke u ndalur tek periudha e pandemisë së COVID-19 dhe zhvillimit të mësimit online, Shahini vlerësoj mësuesit për metodat kreative për zhvillimin e mësimit.
“Mësuesit përdorën metoda kreative për zhvillimin e mësimit online. Ishin të gatshëm të dalin para radiotelivzionit për zhvillimin e mësimit. Kemi shumë mësues të mirë në shkolla sot dhe janë shtylla e zhvillimit të arsimit. Do të kemi sfidë pandemisë edhe në vitin tjetër shkollor.
Janë bërë ndryshime në kurrikulën e re. Gjyha shqipe dhe letërsia zënë sot 8 deri në 9 orë në javë. Në shkollat e mesme është kthyer lënda e gjuhës shqipe. Kemi ndryshuar edhe kriteret për librat jashtëshkollor.”- tha Shahini.
Sa i përket pasqyrimit të historisë në tekstet shkollore, ministrja tha se është në 30 vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori.
“Tekstet natyrisht që përmbajnë të vërteta historike. Për mua është shqetësuese që në 30 vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema. Pse nuk pasqyrohet Mitahat Frashëri në librat historik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Keni parasysh për herë të parë në gjimnaz filozofikë, e kemi si lëndë që në klasën 11-të dhe jo si lëndë me zgjedhje. Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për siguisë rrugore. Emrat e institucionet arsimore, me këto merren këshillat bashkiakë. Nëse doni të ndryshoni ndonjë emër drejtohuni në këshillat bashkiakë”.”- tha Shahini.