Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha zbulon se është infektuar me Covid, tregon shenjat që kishte: Vaksinën do e bëj kur të më vijë radha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se në muajin Shkurt ka kaluar koronavirusin, në formën e një gjendjeje gripale, dhe pa simptoma shqetësuese.

Sipas Berishës shenjat që ai ka pasur ka qenë një temperaturë mbi 37.5 dhe një gjëndje rrufe që i zgjati 2 ditë. Ish-kryeministri ka thënë në abc, se një nga gjërat që ai ka respektuar më së shumti, ka qenë karantina, veçanërisht kur ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Sa i takon vaksinës, Berisha tha se ai do ta bëjë në momentin që do ti vijë radha.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.