Kryeministri i vendit Edi Rama ka tronditur jo pak opinionin publik pas masakrës së Selenicës ku u vranë 8 vetë.
Kur pritej që ai së paku të shprehte ngushëllime për familjarët e viktimave ai zgjodhi që në një ditë të kobshme të fliste për arritjet e qeverisë në lidhje me biznesin.
Në lidhje me këtë ish-kryeministri Berisha ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ duke e quajtur kryeministrin antshqiptar dhe antinjeri.
Postimi i plotë:
Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!
Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.
Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!
Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! sb
(B.H/Faxweb)