Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe GjithaVideo

Berisha publikon videon e atentatit në Pukë: Çunat e krimit fshehin vrasësit (PAMJET E ATENTATIT)

Një qytetar nga Fushë-Arrëzi ka denoncuar në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha tentativën për vrasje që i është bërë një vit më parë dhe mungesën e ndihmës nga ana e Policisë së Shtetit, pasi sipas tij, atentatorët kanë lidhje me shefin e Komisariatit Pukë, Hamdi Shullani.

Ai ka dërguar edhe pamjet e policisë, ku shihet tentativa për vrasje që i është bërë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Video tronditese e nje atentati, marre nga policia Puke, qe deshmon:

-fshehjen e vrasesve nga çunat e krimit. Viktima qe u shpetoi plumbave informon sa vijon:

“Mirmbrama Zoti Sali Berisha Jam Ylber gjinaj Banore i Qyteti te fushe arrezit te pukes Vjet me esht ba nje Tentativ Vrasje nga dy vllezer po fatmirsisht zoti madhe e kam shpetuar !pasi kam mundsuar vidjon ta marr nga ambjentet e policis Se Pukes Me “Shoqeri” dua ndimen tende pasi polocia e pukes dhe prokuroria as qe e kan vendosur uijt ne zjarr per ket ngjare madje jam dytiruar un te largohem jashte vendit pas personat se donin te ralizonin vrasjen kan lidhje familjare me shefin e komisariatit te policis se pukes Hamdi Shullanin.”

Te dashur miq, kjo eshte nje indiference kriminale, aleance e qarte e policise me vrasesit. Une i bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise hetimin per ndeshkimin e krimineleve dhe bashkepuntoreve te tyre ne zyrat e shtetit. sb (A.R/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.