Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha ka folur nga selia me gazetarët. Ai thotë se Rama ka firmosur marr=veshjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe se kjo është bërë për interesa personale.
Berisha gjithashtu ka shprehur se Rama ka tentuar të mashtrojë NATO-n për transferimin e portit aktual të Durrësit por NATO nuk mashtrohet.
Berisha: Si rrallë herë historine e tij Parlamenti Shqiptar mbajti votimet deri në 3 të natës. Për një parlament serioz dhe tema serioze ndodh, por kjo që ndodhi mbrëmë, ata që e ndoqën patën rastin të shohin solidaritetin në krim të pseudomazhorancës politike në një krim të paprecedent duke noterizuar me votën e tyre me papërgjegjësin më abosulte shitjen e portit të Durrësit. Dy vite më pare Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në mesdhe, dhe porti do të transferohet në portoromano nga “Emaar”. Cila është historia e këtij procesi, plackitja më gjigande. Historia është se gradualisht, Emaar si informon media dhe vetë ata, shet 100% të aksioneve, kjo është e faktuar. Kush i bleu aksionet? Një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliardier arab por 60% nuk tregohet se i ka marrë Rama me vëllain e tij. Nuk ka shqiptar që mund të gjej se të kujt janë. Janë të Edi dhe Olsi Ramës, gjithashtu dhe të të zgjedhurve të tyre.
Kjo marrëveshje ka firmën e Edi Ramës, ndoshta Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante kushtetutën e shqipërisë. Në nenet 70,71,74 zotohet se në të gjithë tenderat do të jetë e hapur gara. Por nuk kishte asnjë garë. Marrëveshja e firmosur e kaluar me urgjencë thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimeve të gjithë. Edi Rama miratoi një lek special për veten e tij por vuri ndesh Shqipërinë. Bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Porti i Durrësit është një port i rëndësishëm për naton dhe bashkimin europian po Rama u përpoq ta mashtronte. Sigurisht që u tregua ashtu sicc është, i pangopur dhe i verbuar, por NATO nuk mund të mashtrohet nga askush.