FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha me fjalë banale kundër Albin Kurtit, çfarë thotë kur i përmenden komandantët që u bënë milionerë

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate e ka ofenduar Albin Kurtin, kreun e Vetëvendosjes, derisa ka folur për komandantët që pasluftës u bënë milionerë, raporton Gazeta Express.

Berisha derisa ka folur për Kurtin tha se ka disa shqipfolës që nuk po lodhen duke sulmuar në mënyrë të padrejtë luftën e UÇK-së.

“Albini për komandantat vetëm mundet me ja dhanë ni zhiletë edhe me kry atë punën që duhet me kry, sepse poshtërsia më e madhe qëndron aty se për 20 vite është vjellë vner jo veç me Albinin se me këtë mas pakti, besoni se Serbia ka fillu me u lodhë t’u e sha UÇK-në dhe komandantat e disa shqipfolës ende s’po lodhen, imagjinoje ti, duke i sulmuar në mënyrë të padrejtë, se në fund të fundit duhet me e nda. Në rast se Zafa ka bo diçka pas luftës, çka ka lidhje komandanti me Zafën”, thotë ai.

Tutje, Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7 e ka quajtur Kurtin injorant.

“Soji i Albin Kurtit e injorantat si ai nuk rreshtin, edhe sot s’janë tu rresht. E mora si shembull, soji i tij. Mas pari niherë Albini dhe Glauku duhet me kallxu, që ai Isa dhe djemtë e tij, po qarkullojnë ende, djemtë e Isa Mustafës lidhen me Serbi me UDB e çka po di unë”, tha ai.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *