Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Hoxha shkruan se Berisha duhet të dëshmonte në gjykatë për këtë vrasje dhe jo në emisionin e gazetarit Fevziu.
Ndër të tjera, Hoxha shkruan se nëse do të ishte i pranishëm në studio do të kishte bërë disa pyetje pasi ka qenë vetë ai që ka publikuar të dhënat dhe provat konkretet të vrasjes së Hajdarit. Kujtojmë se Hoxha është një nga gazetarët që është ndalur gjatë te përplasjet mes fiseve në Tropojë, të cilat i ka risjellë në një cikël dokumentaresh “Xhungël”.
POSTIMI i PLOTË i ARTAN HOXHËS
“Me ne fund Sali Berisha, vendosi te dëshmoje per vrasjen e Azem Hajdarit!!! Madje duke permendur publikisht, per here te pare, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt… Por, ne vend te gjykates speciale, Doktori, ka vendosur te deshmoje perpara Fevziut, ne Opinion…
Nese do te isha sot ne studio, do ti kisha bere disa pyetje interesante, edhe pse gjate 22 viteve nga “Vrasja e shekullit”, jam gazetari qe kam publikuar nje pas nje, deshmite, videot dhe provat konkrete… Kampionati vazhdon….”
Kujtojmës se mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi shtetin e kohës për vrasjen e Hajdarit, për të cilën tha se mund të ishte parandaluar nga ana e institucioneve të sigurisë. (E.K/Faxweb.al)