Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tërmeti i 26 Nëntorit/ “Po vidhen paratë e ndërkombëtarëve”, Berisha akuzon nëpunësit e Ramës: Kanë vila dhe apartamente në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se po vidhen paratë e ndërkombëtarëve, të cilët i dhuruan për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. I ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha u shpreh se paratë i marrin nëpunësit e Ramës që kanë apartamente e vila në Tiranë dhe nuk kanë nevojë si ata që kanë mbetur në qiell të hapur.

“Mendoj se qytetari që foli në ekranin tuaj nuk është rast i izoluar, ju garantoj se si ai sot janë me dhjetëra mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti, nga Lezha në Durrës, Tiranë. Do ju këshilloja gazetarëve që të shkoni në Shijak, është qyteti më i dëmtuar pas Thumanës në mënyrë absolute, nuk është marrë asnjë masë.

Paratë po vidhen, shko në Zall Herr kudo ti, paratë i marrin nëpunësit e Edi Ramës që kanë apartamente në Tiranë, kanë vila në Tiranë kanë lënë shtëpitë nëpër fshatra dhe nuk kanë nevojë mbi tokë. Paratë e tërmeteve e taksapaguesve europian po mbushin xhepat e hajdutëve”, u shpreh Berisha.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *