AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha e zhveshi nga të gjitha dekoratat dhe titujt, Rama e shpall “Nderi i Dibrës”. Reagon PD: Turp historik nderimi i xhelatit të komunizmit

Ish-drejtuesit të lartë të komunizmit që ka mbajtur post ministror dhe drejtiminn e Kuvendit Popullor Socialist, Haxhi Lleshit i është dhënë titulli “Nderi i Dibrës” ndërsa kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike.

PD e quan një turp historik dekorimin e tij ndërsa argumenton se bijtë e komunistëve në pushtet nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal.

“Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më pare”, shkruhet në reagimin e PD ndërsa i bëhet thirrje kryeministrit Edi Rama të kërkojë anullimin e urdhërit.

Pika 15 e rendit te dites, dekorimi i Haxhi Lleshit

Reagimi i plotë:

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Nje turp historik

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.

Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.

I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.

Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

Kujtojmë se pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haxhi Lleshit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *