Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Bëri ‘namin’ në vitin 1968 me të, kitara e Elvis Presley-t shitet për çmimin e çmendur

Kitara elektrike që Elvis Presley përdori për të nisur rikthimin e tij ikonik është shitur në ankand për 450 mijë paund.

‘GWS Auctions’ me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuloi se kitara Hagstrom Viking II ishte shitur pasi nuk u pa në publik për 52 vitet e fundit.

Kjo është një kitarë e rrallë përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës raportohet se ishte 350,000 paund.

Performanca e Elvisit me këtë u realizua në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas shtatë viteve.

Artisti amerikan rifilloi karrierën e tij dhe luajti me kitarë për shfaqje të tjera përfshirë këtu disa në Las Vegas.

Përveç një periudhe njëvjeçare në vitet 1990 kur u ekspozua në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në Ohio, kitara nuk ishte parë në publik për 52 vjet.

Brigette Kruse, nga GËS Auctions, tha në një deklaratë: “Kjo nuk është vetëm ndonjë kitarë e Elvisit, por është kitara që ndihmoi në fillimin e rikthimit të tij”.

Kjo kitarë ishte në pronësi të Al Casey i cili interpretoi me Presley. Kitara është e kuqe dhe ishte shitur me kutinë origjinale e cila ende mban emrin e Al Casey.

Performanca e Elvisit me kitarë u transmetua në dhjetor 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas shtatë viteve të bërjes së filmave.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.