Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Enkeledi Hajro e cila u shkarkua nga kjo e fundit më 2012.
Sipas Kolegji i Posaçëm i Apelit Hajro ka bërë deklarime të pasakta të pasurisë së saj dhe të bashkëshortit. Gjyqtarja u shkarkua nga autoritetet më 10 qershor 2012, pasi nuk kishte deklaruar kërkesën për legalizimin e një sipërfaqe me 12 metra katrorë.
Njoftim vendimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021.