Qyteti i Beratit i cili megjithëse është shpallur zonë e gjelbër, dy ditët e fundit ka raportuar për të prekur me koronavirus, ku vetëm ditën e djeshme u zbuluan 5 raste të reja.
Ndër rastet pozitive ishte edhe një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit dhe të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët ju nënshtruan ditën e djeshme testimit.
Këtij testimi iu nënshtruan edhe personat e kontaktit të familjarëve të tjerë të punonjëses së bashkisë, vëllait dhe motrës së saj, që rezultuan pozitivë me COVID-19. Nga 90 testime të kryera në total një ditë më parë, të gjitha testet e kryera rezultuan negativë.
Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja. Berati mbetet në kuotat e10 rasteve të prekur me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë.