Banorët e fashtit Hinge, të Urës Vajgurore, kanë protestuar ditën e sotme për investimet e kryera në rrugën e fshatit, e cila ka mbetur përgjysëm.
Nga burimet e Fax News mësohet se investimi është bërë vetëm në fillim të rrugës, rreth 200 metra dhe më pas punimet kanë ndaluar.
Banorët që kishin pritur prej vitesh investimin shprehen të irrituar se bashkia e ka lënë në mes investimin për ta vijuar më pas për shkak të zgjedhjeve vendore të ardhshme.
Mësohet se janë rreth 2 mijë banorë të këtij fshati të cilët preken nga kjo rrugë.
Bëhet me dije se pjesa tjetër e rrugës është e gjitha me gropa dhe e paasfaltuar, duke krijuar probleme për banorët e zonës të cilët e përdorin këtë rrugë si urë lidhëse për të kryer shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Banorët të revoltuar thonë se nëse nuk i jepet një zgjidhje këtij problemi do të përshkallëzojnë protestat. (E.V/Faxweb.al)