Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Berat/ Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 47-vjeçar me iniciale V.Y., banues në Ura Vajgurore, arrestimi i tij erdhi  erdhi pasi iu gjet në banesë një armë zjarri pa leje.

Ndërkaq, njoftohet se është arrestuar edhe një shtetas tjetër me iniciale E.H, 30 vjeç, i cili ishte në kërkim i dënuar me 4 vite burg  për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Falë bashkëpunimit me qytetarët bien në prangat e policisë dy shtetas.

Arrestohet një shtetas që mbante armë pa leje, si dhe kapet një person në kërkim i dënuar me 4 vite burg  për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet,  Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në  banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

 

Gjithashtu po nga  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar,  pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *