Një automjet ka përfunduar në ujërat e lumit Osum në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mbijetuar. Fax News raporton se drejtuesi Klajdi Selenica 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.
Shtetasi është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)