Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ky ka ikur nga mendorja, keni nevojë për kurim urgjent”, plas sherri mes deputetëve, nuk tërhiqet ish-ministri: Pensionisti Petrit Vasili të mos…

Deklarata e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilrie Beqja për uljen e pagave dhe të pënsioneve ka krijuar debat sot në Kuvend.

Deputeti Andi Përmeti e cilësia si të pashpirt dhe të çmendur ish-ministrin. “I propozoj kryeministrit shtimin e një tjetër mase sigurie, duke falenderuar doktorët në hyrje, i propozoj që te dera të shtojë një mjek psikiatër.

Koha e karantinimit është e vështirë mendërisht dhe nga salla vë re dikë që ka pasur një çrregullim dhe mendon se mbase është kohë stresi dhe ankthi për të gjithë. Pastaj e dëgjon që propozon uljen e pagave dhe pensioneve dhe ky ka ikur nga mendorja. Zoti Beqja mendoj se keni nevojë. Të bësh këtë propozim duhet të jesh ose i çmendur ose i pashpirt. Nëse e ka bërë nga mendja e tij i këshilloj që të kujdeset për shëndetin e tij” tha ai.

Por ish-ministri Ilir Beqja reagoi menjëherë dhe për të shpjeguar propozimin e tij. “Se çfarë unë kam shkruar mund ta lexoni, nuk jam marrë me pensionistët fare. Nuk jam marrë me pensionet, propozimi im, që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë, por 630, pse është i pamoralshëm. Që Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë, por 670 mijë lekë pse është kriminale kjo? Të gjithë ata që
janë në ballë të luftës të mos preken. Merr lexo ato që të çojnë me plagjiatura mund ti recitosh këtu” tha ai.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *