Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thënë përmes një deklarate për shtyp se Beogradi duhet të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
“Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës.
Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit”-u shpreh Meta.