Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë një vajzë rreth 30 vjeçe.
Makina tip Benz e drejtuar nga një 19 vjeçar humbi kontrollin dhe mori përpara shtetasen në fjalë që po ecte në trotuar, duke i shkaktuar dëmtim të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)