Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot në fshatin Barbullojë e Vjetër.
Një makinë është përplasur me një shtyllë duke përfunduar duke u përmbysur në anë të rrugës. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Për pasoje ka marrë lendime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila eshte derguar për ndihmë mjekësore ne spital.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te aksidentit.