Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Bënin namin në banesat e futbollistëve/ Kush është “truri” i grupit dhe lidhja me të fortin e Laçit (EMRI+VIDEO)

Media spanjolle “Marca” jep detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku është shpërbërë një grup shqiptarësh, të cilët akuzohen se kanë grabitur shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë.

Mësohet se truri i grabitjes së futbollistëve të Real dhe Atletico Madrid është Marjan Zefi.

Sipas medias spanjolle, Zefi ka qenë pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti Joze Luis Morenon në vitin 2007, ku e qëlloi atë me sëpatë. Zefi asokohe ishte pjesë e grupit të Astrit Bushit, laçjanit që vrau edhe një polic të RENEA-s në vitin 2001, Altin Balozi.

Zefi dhunoi me një sëpatë yllin e televizioneve spanjolle, Joze Luis Moreno në 2007, i cili përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Yjet e Real Madrid, Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro,  e Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve, ku nuk kanë munguar as vjedhjet e sendeve me vlerë si medaljet e Champions, ora të shtrenjta, kasafortë, etj. Europol publikoi pamjet e arrestimit të shqiptarëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një spanjolle, e cila dyshohet se ka lidhje dashurie me njërin prej të arrestuarve.

Astrit Bushi, vrau policin e RENEA-s në 2001

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *