Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit për kryetar bashkie për qytetin e Tiranës. Ai u shprehë se kur është futur në fillim në Parlament është ndierë i privilegjuar prej detyrës dhe përgjegjësisë që një deputet ka. Me kalimin e kohës, Këlliçi tregon se ka vënë re që tiparet e pandashme të Parlamentit janë gënjeshtrat dhe spekulimet. Gjatë reflektimit që mbajti për atë që ai e quajti kthim të kurrizit që politika e Parlamenti i kanë bërë qytetarit, Këlliçi përfshiu dhe anëtarë nga opozita. Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, në seancën parlamentare ku dorëzoi mandatin, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të përqafojnë edhe ata ndryshimin që po vjen me 14 Maj.
Këlliçi: Kur hyra për herë të parë në këtë sallë, në shtatorin e vitit 2021, pata një emocion të fortë. E kisha ngarkuar veten me pritshmëri të mëdha, pasi nuk besoj të ketë privilegj më të madh për një njeri politik, për një të ri, se sa të marrë besimin e njerëzve, t’i përfaqësojë ata dhe të betohet si deputet i Republikës. Shpejt vura re se shenjtëri jo që nuk gjeta, por më keq, profani, spekulimi, gënjeshtra, sulmi, urrejtja, vulgu, qenë tiparet e pandashme të Parlamentit tonë. Pothuaj asgjë këtu nuk dallova që ka të bëjë me jetën e qytetarëve, me shqetësimet e tyre. Keni shitur shpirtin kolegë Një rendje e çmendur për interesin personal, një makutëri për pushtet, një lakmi për privilegje. Nuk hasa në asnjë moment, e nuk e pashë në dy vite, atë që njihet si boja, përmasa e njeriut. Të atij e asaj që ju ka votuar, që na ka votuar, që na ka sjellë këtu të jemi besnikët e tyre, që t’u mbrojmë interesat, ëndrrat dhe aspiratat. Keni shitur shpirtin kolegë, më vjen keq ta them këtë për pjesën tuaj dërrmuese. Sepse nuk ka konkluzion tjetër, nuk ka emërtim tjetër, kur bën pabesinë e tradhtinë më të madhe, që t’i kthesh kurrizin atij që të dha gjithë këtë privilegj e bekim, që të solli në këtë sallë, pra t’i kthesh kurrizin qytetarit tënd.
Do ofroj një model alternative, një kurs i ri, një model ku nuk bie asnjë tullë e vetme për interesat e kryetarit, kryeministrit. Interesi publik do të jetë e vetmja busull, asgjë për mua nuk është më e shnjtë se fjala e dhënë. Nuk do ta shes kurrë shpirtin për një privilegj. Do të shihemi sërish, në 15 maj. Në një qytet që do të jetë më miqëesor dhe më i kuptueshëm. Shumë prej jsuh nga socilaistët jam i sigurt që do votoni fshehurazi për të drejtën
Një kolege sociliaste pak minuta më parë në Tiranë na tha se ka 17 orë ujë në ditë, ndërsa në zona të tjera 24h”.