Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputeti: Shoh pikëpyetje të errëta sesi u ulën. Kume: Ajo çfarë do të realizohet është larg pritshmërisë

Në emisionin “Aktualitet” në Fax News po diskutohet mbi tryezën e opozitës dhe maxhorancës për Reformën Zgjedhore.

Të ftuar në studio janë ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume, deputeti Adriatik Alimadhi si dhe ish-deputetit Osman Stafa, ku u shprehën në lidhje me pritshmëritë që do të sjellë kjo tryezë.

Kume deklaroi se tryezë e partive politike për Reformën Zgjedhore është një hap i mirë, ndërkohë që shtoi se ajo çfarë ato do të realizojnë palët politike do të jetë larg pritshmërive të qytetarëve.

Kume: Opozita është bërë pjesë e punës që duhet bërë për të rregulluar legjslacionin zgjedhor. Me largimin nga komisioni puna për Reformën Zgjedhore u ndërpre. Pas kësaj kemi lëvizjen e djegies së mandateve që zeroi mundësitë e bashkëpunimit. Sot pas disa kohësh është gjetur mundësia që mazhorancës, opozitës jashtë Kuvendit dhe opozitës brenda Kuvendit. Të bëhen bashkë për të realizuar punën e nisur dy vite më parë. Është e rëndësishme. Kuvendi në këtë rast të luajë rolin e noterit. Të miratojë pa ndërhyrë draftin për të cilin do të bien dakord përfaqësuesit e të gjitha palëve.

Alimadhi: Unë shoh pozitivsht që ulen palët. Ajo që më bën skeptike është se palët kanë qenë këto 30 vite bashkë. Po këto palë e kanë sajuar e kanë bërë e kanë miratuar dhe nuk shoh shumë shpresë për ta zgjidhur këtë situatë. Për ndryshimin e sistemit kanë qenë bashkë u ulën bashkë dhe nuk kanë qenë për ndryshimin e sistemit.

Osman Stafa ish-deputet: Palët janë  të detyruar që të ulen në tryezë. Unë e përshëndes sepse pavarësisht represionit dhe arrogancës së pushtetit, djegia e mandateve është elementi i fundit që mund të marrë një opoztë. Mënyra sesi u ulën palët shoh pikëpyetje të errëta. Unë kam frikë se dhe kjo marrëveshje nuk do të jetë produktive nuk do ti shërbejë Shqipërisë. Unë e quaj të imponuar. Palët janë të urdhëruara.

Alimadhi: Po nuk u ulën këto dy palë kush do ta zgjidhë këtë. Do ta vendosë parlamenti. Por kush do ta zgjidhë. Kemi një situatë politike tejet të rëndë. Por është veprim i mirë. Ne nuk duhet të kishim ardhur në këtë gjendje. Njëra jashtë institusioneve tjetra brenda do një ulje që të miërkuptohet.

Kume: Nuk ka pse asnjëra palë ta trajtojë këtë që ka ndodhur si një ngjarje që ka sjellë apo jo progress në luftën politike të njërës apo tjetrës palë. Nuk duhet përshëndetur. Ua sa bëtë ju. Bënë atë që ishte dashur bërë me kohë. Nuk duhet përshëndetur si fitore e njërës palë apo tjetrës. Një zgjidhje që zor se ka qenë nga ndërgjegjësimi se çfarë po i bëjnë këtij vendi. Më shumë se kaq i ulën! I ulën për çfarë të zgjidhin nëse janë ulur se i ulën, apo se janë detyruar të ulen nga samiti i Zagrebit, ajo çfarë mund të realizojnë do të jetë larg pritshmërisë tonë. Ne kemi patur një ngrehinë legjislative e cila ka sjellë këtë situatë që përballet shoqëria jonë ku ne jemi shmanguar nga demokracia e drejtëpërdrejtë. Po bëjnë punë që ka vlerë, por nuk shkon atje kua duam ne që të shkojë. Për mua është domosdoshme të ndryshojë sistemi. Këmbëngul që sistemi të ndryshohet sepse ky sistem kështu siç zbatohet dhe si është ndërtuar kodi zgjedhor në zbatim të këtij sistemi e ka anashkaluar në mënyrë të sakajshme realizimin konkret. Parlamenti sovranitetin e realizon nëpërmjet përfaqësuseve të tij të cilat i zgjedh me votë të lirë nëpërmet zgjedhjes demokratike. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk shkojnë përfaqësuesit e qytetarëve por ato që zgjedh kryetari Partisë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *