Serbia nuk zbret në fushë ndaj Kosovës, Federata Ballkanike e Beachvolley vendos për fitoren e Kosovës me rezultatin 2:0.
Ekipet e Kosovës, në të dy garat kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.
Në ndeshjen e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.
Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi – treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete.
Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë.
Në anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë.