Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste për koronavirusin, reagon Basha: Izolimi na kushton shumë

Me anë të një postimi në Tëitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar Bashkimin europian përndihmën që ka dhënë ndaj vendit tonë me dhurimin e 20 mijë testeve që do të përdoren ndaj personave të dyshuar me koronavirus.

Duke shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, Basha thotë se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

“Faleminderit Bashkimi Evropian për ndihmën e çmuar për Shqipërinë🇦🇱. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha.

Bashkimi Evropian dhuroi komplete për testimin e mikroskopit Mikrobaskuar për  Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë, Institutin e Shëndetit Publik i Republikës së Serbska, Qendrën Klinike Universiteti i Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës & Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasdori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca i cili shkruan se këto komplete do të lejojnë 20,000 teste të përdoren në Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. “Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta!”, shkruan ambasadori

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *