AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Bazooka e Trump/ Senati amerikan miraton paketën më të madhe të stimulit fiskal në histori, rreth 2 mijë miliardë dollarë

Nga Klodian Tomorri

Senati amerikan miratoi nje dite me pare paketen me te madhe te stimulit fiskal ne histori. Ne total, paketa shkon 2 mije miliarde dollare ose 10 per qind e prodhimit kombetar te SHBA-ve.

Pjesa me e rendesishme e paketes jane 500 miliarde dollare, te cilat do te shkojne si pagesa direke per familjet amerikane ne formen e transfertave cash dhe perfitimeve te papunesise. Kjo eshte sa 2.5 per qind e Prodhimit Kombetar dhe ekuivalenti ne Shqiperi do te ishte rreth 350 milione euro.

Sipas marreveshjes se rene dakord ne senat, pagesat cash jane te pershkallezuara sipas nivelit te te ardhurave. Individet te cilet fitojne 75 mije dollare te ardhura ne vit do te marrin 1200 dollare transferte cash dhe 500 dollare te tjera per cdo femije qe kane. Me rritjen e nivelit te te ardhurave, ndihma ulet gradualisht derisa behet zero per individet qe kane te ardhurat vjetore 99 mije dollare e siper.

Rreth 850 miliarde dollare te tjera jane kredi, nga te cilat 350 miliarde per biznesin e vogel dhe 500 miliarde te tjera per kompanite ne veshtiresi likuiditeti. Pjesa tjeter e paketes jane fonde per spitalet, qeverite lokale dhe kompanite ajrore.

Qeverite anembane botes kane filluar tashme te leshojne bazookat fiskale. Behet fjale per stimuj masiv, me te medhenj edhe se sa ata qe u perdoren ne krizen e vitit 2008. Cfare do te ndodhe me pas? Askush nuk e di. Por tani askujt nuk i shkon ne mend per deficitin, borxhin dhe stabilitetin e financave publike. As FMN-se madje.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *