Bayern Munich është kualifikuar në fazën gjysmë finale të Champions pas ndeshjes së sotme me Barcelonën. Ekipi gjerman i skatërroi katalanasit me rezultatin e thellë 8-2, mes të cilave ishte edhe një autogol nga Alaba.
Myler hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Alaba vendosi baraspeshën në minutën e 7-të, falë një autogoli të çuditshëm. Në këto moment Barcelona provoi të përmbysë rezultatin por jo vetëm kaq, pasi nga minuta e 22-të, kur Perisiç realizoi golin e dytë, katalanasit u shpërfytyruan totalisht. Gnabri në të 28-tën dhe Myler në të 31 plotësuan “pokerin” në pjesën e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë, u shënua gol në minutën e 63-të nga Kimish, më pas në minutën 82 goditi Levandovski dhe golat final u shënuan nga Kutinjo në minutat 85 dhe 89. Në gjysmëfinale, Bayern Munich do përballet me fituesin e çiftit Manchester City- Lyon.(A.M/Faxweb.al)