Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish gjatë mbrëmje së sotme një fjalim gjatë dorëzimit të trofeve në Samitin e dytë të Diasporës ku nuk i kurseu as ironitë dhe batutat.
Rama ironizoi mediat në Diasporë që e kanë kritikuar këtë Samit, duke thënë se në thelb të gjitha këto janë gjëra të mira.
“Sot pashë kazanët e Diasporës, (se dhe diaspora ka kazanët e vet), ku njëri thoshte: “është Samiti i vakisë”, tjetri thoshte: “është Samiti i përçarjes”, por sidoqoftë të shkosh te thelbi i përmbajtjes do të thonim se të gjitha këto janë gjëra të mira”, tha kryeministri.
Pas fjalës së tij, Edi Rama i dha si vlerësim tenorit shqiptarë me famë botërore, Saimir Pirgu një shqiponjë, ku as në këtë rast nuk i kurseu batutat.
Pasi mbaroi fjalën e tij, ai iu drejtua organizatorëve duke thënë: “Mbarova! Do iki, do rri? Si është? Aaa?”, duke ju referuar mbase ndonjë të pranishmi që mund ti ketë tërhequr vëmendjen gjatë fjalës së tij.
Më tej pasi mori Shqiponjën për t’ia dorëzuar Pirgut, u shpreh: “Tani meqënëse dola, po më japin edhe mua një shqiponjë. Më vjen mirë që këtë shqiponjë po ia jap një personi, që na bën të ndihemi krenar. Dhe e admiroj se është nga ata që kur një ëndërr e sheh me sytë hapur mjafton të investosh dhe e arrin.Spo I them tenori me famë botërore e gjëra të tilla, ai është Saimir Pirgu”.
Pasi Pirgu ngjitet në skenë Rama i drejtohet: Po të më dëgjosh mua nuk thua asgjë, por jepi zë shqiponjës. Kështu me shenja e bëjmë të gjithë ne, por me vepra.
Saimir Pirgu: Jo unë e bëj edhe me vepra.
(F.GJ/FAXWEB.AL)