Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike mbrëmjen e së hënës e cilësoi skándaloz faktin që Prokuroria Speciale ka publikuar lajmin se ai është ákuzuar për kríme lufte, në një kohë kur aktakuza nuk është konfirmuar. Thaçi mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen në kríme lùfte dhe tha se nuk ka asnjë provë lidhur me këtë fakt.
Duke folur në emisionin “Opinion” mbi aktivitetin e UÇK, gazetari Baton Haxhiu u shpreh se deri në momentin që trupat serbe sùlmuan me tánke familjen Jashari, UÇK nuk kishte kryer asnjë sùlm ndaj garnizoneve të ùshtrisë jugosllave.
“Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sùlm në garnizonet ùshtarake të ùshtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tánket ùshtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me pòlicët, pasi ata kanë qenë dhùnuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ùshtar. Nuk është vrá, nuk është sùlmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqimi ka qenë me pòlicinë, e cila ka qenë dhùnuese me familjen brenda”, tha Haxhiu.