Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dosja “191”, 1 minutë e 40 sekonda të vrasjes në Laç, zbardhen të plota detajet e prokurorisë për atentatin në Laç

Nga Basir Çollaku

Prokuroria dhe Gjykata janë ndjerë nën presionin e madh të ngjarjes se 30 majit në Laç, duke márrë vendime árresti me burg, ndonëse veprimet hetimore në terren, nuk kanë pasur mjaftueshmëri provash bindëse.

Kreshnik Tusha është ndaluar në spital në 31 maj 2020, në orën 03.00, si i dyshuar dhe prova që e ka bindur gjykatën është prova që ka pasur në trup, plumbi që e kanë qëllùar, që sipas Prokurorisë dhe Gjykatësë së rrethit Kurbin, pa asnjë akt ekspertimi, mund të jetë i personave që e kanë qëllùar për vetëmbrojtje.

Për 21 vjeçarin Tusha është márrë masë árrest me burg me 2 qershor 2020, pas kërkesës së Prokurorisë paraqitur gjyqtarit në orën 08 e 36 minuta të së njëtës datë.

Po si ka ndodhur ngjarja sipas prokurorisë, versionit fillestar që ajo ka dërguar në gjykatë me 2 qershor, tre ditë pas vrásjes së Bujar Likës dhe Paulin Markut në barin e hotelit A&A ..Cilat janë rrethanat e faktit sipas Prokurorisë? Sepse në 30 maj dhe 31 apo më pas, nuk ka një njoftim të policisë së shtetit, së paku public, për rrethanat e ndodhjes së këtij krími të rëndë.
Në vendimin nr 467-39 të gjykatës përshkruhen detaje të ngjarjes në këtë mënyrë:

Rrethanat e faktit: 5-Në Laç, me 30.05.2020, rreth orës 21 e 40, në Hotel A&A, në aksin rrugor Tiranë-Laç ka mbetur I vrarë me ármë zjárri, Bujar Hasani(Lika) banues në lagjen “Zef Hoti” Mamurras bashkia Kurbin si edhe është plágosur Paulin Gjergji (Marku). Viktima ka humbur jetën në vend, ndërsa i plágosuri është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë, ku ka humbur jetën pak më vonë.

6-Në vendin e ngjarjes ka mbetur i plágosur edhe áutori i vrásjeve, i cili ka qenë i maskuar, dhe ka pasur të veshur, tuta me ngjyrë të kuqe, dhe nëj Pelerinë, si ato që përdor Policia e Shtetit, si dhe ka qenë I ármatosur me një ármë áutomatike. 7-Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës material një ármë zjárri, pistoletë e markës Glock, pa numër, model 56, kalibër 9 milimetër, me një krëhër me 7 fishekë kalibër 9 milimetër, si dhe një fishek në fole. Kjom ármë ishte e viktimës, Bujar Hasani Lika. 8-Gjatë kqyrjes u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës material njëzet gëzhoja árme zjárri 11 copëza metalikesi ato të ármëve të zjárrit dhe një fishek i pagoditur kalibër 9 milimetër.

9-Gjatë veprimeve të para hetimore është bërë kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së ambjentit ku ka ndodhur ngjarja. Nga kqyrja e kameras nr 8ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21 e 30 e datës 30 maj 2020, vihet re se në katin e parë të hotelit, I cili shërben si bar kafe, në tavolinën e cila gjendet në cepin anësor të sallës, nga krahu veriperëndimor, janë ulur dy persona duke pirë kafe, ndërsa një tjetër person është ulur në afërsi të banakut, kamarieri.
10- Rreth orës 21 e 50 minuta, ndërsa dy personat në tavolinë vazhdonin të pinin kafe, vihet re se nga dera e pasme e bar-kafesë, futet një person i veshur me një pelerinë si ato të Policisë së Shtetit , me maskë dhe me tuta të kuqe. Ky person duket se mban në dorë një ármë zjárri áutomatike dhe lëviz drejt tavolinës ku janë ulur dy personat

11- Pasi afrohet 5-6 metër një nga personat e ulur e ka pikasur dhe ka qëllùar personin e maskuar me ármë zjárri. Personi I maskuar ka qëllùar në drejtim të tavolinës ku ishin ulur të dy personat. Vihet re se personi I maskuar në një moment rrëzohet dhe tërheq këmbën e majtë. Në pozicion gjysëm të rrëzuar vazhdon të qëllojë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur dy personat.
12-Pasi personi I maskuar largohetnjëri nga viktimat tenton të ngrihet dhe lëviz 3-4 metra dhe më pas rrëzohet në tokë, Më pas futen dy persona të tjerë, të cilët së bashku me kamarierin tërheqin personin e plágosur

13-Nga kqyrja e cameras nr 1 ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21 e 30 e datës 30 maj 2020 vihet re se , në katin e parë të hotelit, te recepsioni nga ora 21 e 30 deri në orën 21:50::16, kur kamarieri I bar kafesë ishte te recepsioni, nuk ka lëvizje.
Në orën 21:50:16 kur kamarieri I bar kafesë është te recepsioni, futet nje person I veshur me një pelerinë si ato të Policisë së Shtetit, me maskë dhe me tuta të kuqe. Në dorë mban një ármë zjárri áutomatike.
14-Në orën 21:50:19 futet një person tjetër I maskuar, që mban në kokë një kapele ngjyrë të bardhë me strehë blu dhe ka të veshur pantallona xhinse, ngjyre grit ë hapur, ka doreza dhe në dorë mban një sedn të ngjashmë me një nárme zjárri të llojit pistoletë. Kamarieri te recepsioni, I vë re të dy personat dhe I ndjek me sy.

15-Në orën 21:50:25 personi I maskuar me kapele me ngjyrë të bardhë e strehë blu del me vrap nga dera nga hyri. Në këtë moment kamarieri ështëe fshehur poshtë banakut te recepsioni
16-Në orën 21:50:42 del me zvárritje personi I cili hyri I pari. Ai mban në dorë një ármë zjárri áutomatike dhe ecën me zvárritje në drejtim të derës së pasme të hotelit, nga hyri fillimisht.
17-Në orën 21:50:50 futet një person tjetër nga dera e pasme e hotelit. Personi është I maskuar dhe ka veshur një jelek me ngjyre jeshile sim ato që përdorin forcat e policisë. Ky person mban në dorën e djathtë një send që duket si ármë zjárri e llojit pistoletë. Për një moment këtë send e vendos te një vazo lulesh në krahunn e djathtë të tij, Më pas ndihmon personin I cili po tërhiqej zvárrë, I merr ármën e zjárrit áutomatike dhe e ndihmon për ta tërhequr. Personi që po tërhiqej zvárrë duket qartësisht se ka të plágosur këmbën e majte. 18- Në orën 21:51:08, personi I maskuar me kapele me ngjyrë të bardhë me strehë blu, futet nga dera e pasme dhe e merr ármën e zjárrit të llojit pistoletë, të cilën e apti lënë personi I maskaur dhe I veshur me jelek si ato që përdor Policia e Shtetit.

19-Nga kqyrja e kamerave nr 4 ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21e 30 e datës 30/05/2020 e drejtuar te aprkimi I hotelit, në parkim vihet re një áutomjet ngjyrë e zezë, fuoristradë e markës “Range Rover”, targat e të cilit nuk dallohet 20-Në orën 21:50:01 në parkim afrohet një áutomjet me ngjyrë të zezë. Nga dera e pasme e krahut të majtë, zbret një person i maskuar që ka të veshur një jelek ngjyrë jeshile si ato që përdor Policia e Shtetit, dhe i drejtohet áutomjetit “Range Rover”Ndërsa nga dera e parë e krahut të majtë zbret një person i maskuar, i veshur me një pelerinë si ato që përdor Policia e Shtetit, dhe me tuta ngjyrë të kuqe. Ai shkon me shpejtësi në drejtim të derës së pasme të hotelit . Ky person mban në dorë një ármë zjárri autamatike.
21-Nga prapa áutomjetit vihet re nje person tjetër i maskuar, me xhup blu, me kapele të bardhë dhe strehë blu, i cili gjithashtu i drejtohet me shpejtësi derës së pasme të hotelit. Ndërkohë personi I amskuar dhe me jelek mban nën mbikqyrje personat që ndodheshin te áutomjeti “Range Rover”
22-Në orën 21:50:28 nga áutomjeti “Range Rover” zbresin dy persona të cilët I mban nën presionin e ármës personi I maskuar, I cili ka të veshur jelek ngjyrë jeshile
23-Në orën 21:50:45 nga dera e pasme e hotelit futen dy personat e maskuar të cilët ishin në parkimin e hotelit

24-Në orën 21:51:10 nga dera e pasme e hotelit, tre personat e maskuar, nxjerrin duke e mbajtur në krahë dhe duke e tërhequr personin e maskuari cili mbante të veshur pelerinë sit ë Policisë së Shtetit dhe tuta të kuqe. Ndërkohë dy personat e maskuar e tërheqin personin e plágosur zvárrë duke e drejtuar nga áutomjeti I tyre. 25- Në orën 21:51:23 personat e maskuarfusin në sediljen e pasme në krahun e majtë personin e plágosur dhe në orën 21:51:40 të katër personat largohen me mjetin e tyre.
26-Në orën 21:51:42, kur kur áutomjeti I áutorëve largohet, dy personat të cilët ishin te áutomjeti “Range Rover” futen te dera e pasme e hotelit. 27-Në orën 21;51:43 áutomjetin “Range Rover” e afrojnë të dera e pasme e hotelit dhe në orën 21:55:05 nga dera e pasme e hotelit nxjerrin duke e tërhequr zvárrë nje persontë cilin e hipin në áutomjet. Në orën 21:555:46, áutomjeti “Range Rover” largohet
28- Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se personi I maskuar I cili ka hapur zjárr në drejtim të tavolinës ku ishin ulur Bujar Hasani Lika dhe Paulin Gjergji Marku ka mbetur i plágosur. Dëmtimet e shkaktuara nga të shtënat e ármës së llojit pistoletë të përdorur nga Bujar Hasani Lika, I ka márrë në këmbën e majtë Kjo sepse áutori këtë këmbë e tërheq tokazi në dyshemene e bar kafesë. Edhe kur personat e tjerë të ármatosur i japin ndihmë duke e tërhequr vihet re se ky person këmbën e majtë e tërheq tokazi, zvárrë.

29-Po me datë 30/05/2020 rreth orës 22:00 është márrë njoiftim nga ana e Spitalit Rajonal Laç, se kishte shkuar për mjekim urgjent një person I plágosur me ármë zjárri, I identifikuar si Kreshnik Tusha, me banim në lagjen nr 6 Laç, Bashkia Kurbin. 30- Nga deklarimi paraprak personi në fjalë deklaroi se ishte plágosur në hyrje të banesës së tij, në lagjen nr 6 në Laç, nga persona të paidentifikuar, të cilët kishin qenë duke udhëtuar me një áutomjet, dhe kishin thirrur “policia” Sipas tij, plágosja kishte ndohur në momentin kur ai ishte në áutomjetin e e mikut të tij Ernal Leka I cili ishte duke e drejtuar mjetin në afërsi të banesës së Kreshnikut, gjatë kohës që ky nuk kishte zbritur ende nga áutomjeti.

31-Nga ana e policisë gjyqsore, u krye kqyrja e vendit të pretenduar nga Kreshnik Tusha si vendi I plágosjes së tij. Në rrugën në lagjen nr 6 në afërsi të kopshtit të banesës së Viktor Tushës, u gjetën dhe u morën në cilësinë e provës materiale, katër 4 gëzhoja ármë zjárri kalibër 7.622 milimetër model 56, me ngjyrë bakrí, me kapsolla të goditura. 32-Nga kqyrja e vendit në fjalë, nuk ka mbetje biologjike, si ato të gjakut, megjithëse vendi është I shtruar me beton..33-…………..

Ngjarja është në një hetim intensive dhe shumë nga rrethanat fillestare mund të márrin tjetër rrjedhë.
Ka një tjetër të árrestuar Eduart Lama, fqinj me pronarin e hotelit ku ka ndodhur vrasja. Ai sipas hetuesve ka treguar edhe tre emra të tjerë áutorësh. Veç kësaj dy mjekë janë ndaluar, për dhëniën e ndihmës së të palgosurit, duke u akuzuar për fshehje të këtij fakti të rëndë, që ligjërisht duhet denoncuar.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.