Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bashkimi kombëtar duhej bërë në ’90-ën”, Baton Haxhiu i përgjigjet Kurtit: Skandaloze, mund ta bëjë libër

“Fillimet e viteve ’90 ishte periudha e duhur kur duhej bërë bashkimi kombëtar nga tre persona, Sali Berisha, Ramiz Alia dhe Ibrahim Rugova, dhe kjo nuk bëhej paqësisht, po fdorcërisht diçka të cilën sot nuk e bëjmë dot”. Kjo ishte pak a shumë deklarata e bërë mbrëmjen e kaluar nga Albin Kurti në përgjigje të pyetjes se kur i9shte moment i duhur që duhej bërë kjo gjë.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, analisti Baton Haxhiu e ka quajtur “skandaloze” deklaratën e Kurtit, ndërsa në “Opinion” moderator e pyeti për këtë temë ndërsa solli në vëmendje intervistën e kryeministrit të ardhshëm tëq Kosovës.

“Kjo është deklaratë skandaloze e një njeriu që don të shkruajëe një libër lidhur me këtë temë. Ikën nga konteksti social dhe politik në Shqipëri. E dyta është pamundësia e Kosovës në atë periudhë pasi ishte e dobët. Dhe e treta ka të bëjë me organizimin ushtarak dhe politik, pasi prej shtatë vitesh e kishim humbur ndryshe nga disa vende të tjera në rajon. Duhet të mos kesh mosnjohje elementare të asaj situate për ta thënë diçka të tillë”, tha Haxhiu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *