Këtë të enjte Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim të frytshëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Xhaçka thekson se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vetëm BE-ja dhe se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga ana tyre.
Më tej Ministrja e Jashtme theksoi se Be duhet t’i qëndrojë fjalës për caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021.
Postimi i plotë i Ministres Olta Xhaçka në Facebook:
Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit ?? Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë??. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021. ????