Banorët e Fierit vijojnë të jenë të shqetësuar dhe të pa informuar nga autoritetet lidhur me projektin e Lumit të Gjanicës. Sipas informacioneve bëhet e ditur se janë rreth 35 famlije që janë të prekura nga ky projekt.
Një pjesë e banoreve shprehen se janë njoftuar nga të afërmit e tyre, pasi jo të gjithë ata jetojnë në Fier ndërkohë që theksojnë se ditën e sotme iu ka dalë një shkresë e cila thekson se do të shpronësohen vetëm për banesën dhe jo tokën që kanë në zotërim.
“Sot duke njoftuar njëri-tjetrin jemi paraqitur tek bashkia dhe në tavolinë aty ishin lënë të gjitha shkresat në nga ata personat të 15 familjeve është edhe Edmond dhe Valentina Skënderaj. Thuhet se brenda 15 ditët duhet të paraqisni pretendimet tuaja nëse keni pranë Bashkisë Fier si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur ne nuk jemi njoftuar janë ezauruar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi asnjë mundësi për të ankimuar”- u shpreh Valentina Skënderaj
Sot ata kanë ankimuar një kërkesë në Bashkinë e Fierit për t’u takuar me Kryetarin e Bashkisë në këtë qytet, Armando Subashi pasi banorët nuk janë dakord me këtë shpronësim që pritet t’iu kalojë ditët në vijim.
Banorja Valentina Skënderaj u shpreh se autoritetet nuk i kanë informuar lidhur më shkresat të cilat janë botuar që në muajin nëntor të 2020, ku tashmë kanë kaluar edhe afatet 15 ditore për të ankimuar vendimet e bashkisë lidhur me shpronësimet e banesave të tyre. Ajo shprehet se kryetari bashkisë i ka prerë në besë duke mos i llogaritur sipërfaqen e tokës që kanë nën pronësi por duke i vlerësuar vetëm banesën.
“Tani na erdhi laku tamam në grykë, gjëja e parë që ne jemi kaq të shqetësuar është sepse Bashkia Fier në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban ka nxjerrë një shkresë që në datën 27.11.2020 dhe ne nuk kemi marrë asnjë lajmërim. Sot duke njoftuar njëri-tjetrin jemi paraqitur tek bashkia dhe në tavolinë aty ishin lënë të gjitha shkresat në nga ata personat të 15 familjeve është edhe Edmond dhe Valentina Skënderaj.
Thuhet se brenda 15 ditët duhet të paraqisni pretendimet tuaja nëse keni pranë Bashkisë Fier si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur ne nuk jemi njoftuar janë ezauruar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi asnjë mundësi për të ankimuar. Veç shtëpisë që e kanë shpronësuar me një vlerë qesharake 160 metër katrorë në mes të Fierit nuk ma kanë quajtur fare, mendojnë se ja kam bërë dhuratë Armandos, por ai duhet të dijë që unë kam 30 vjet në atë shtëpi, kam dy fëmijë jemi 4 familjarë i kemi burra për ti martuar s’ia fal dot Armandos, e dua tokën time.
Është hera e katërt që bëj kërkesë dhe asnjë përgjigje. Problemi më madh është se ne na hëngri pas krahëve zoti Armand, pasi dy vjet më parë unë e kam me video, ku ai na rreh shpatullat dhe na thotë që unë jam burrë dhe nuk ju ha pas krahëve ju do merrni sa u takon edhe nëse do kompensoheni me vlerën e tregut, në të kundër do të bëheni ortak sepse do të ndërtohet një pallat 20 kate. Çfarë zhvillim është që mua më heq nga shtëpia në piskun e dimrit dhe unë rri me qera me 300 metra katrorë pse nuk më lejoi dhe mua të jetoj tek ai 20 katëshi.
Edhe më parë banoret kanë protestuar para Bashkisë së Fierit për këtë vendim por përsëri nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritete për të informuar qytetarët lidhur me shpronësimin e banesave të tyre.