Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Bashkia Tiranë fal qiratë për disa banesa, ja kategoritë që përfitojnë

Kyetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj  me anë të një videomesazh në rrjetin social ka folur në lidhje me masat që po merr Bashkia Tiranë për tu ardhur në ndihmë shume qytetarëve që jetojnë në banesa me qera.

Masat që po merren në rang vendi shtrihen edhe në nivel loka dhe për këtë arsye edhe Këshillat Bashkiak kanë filluar të marrin masat e menjëhershme duke u ndalur më shumë në rrafshin ekonomik.

Ai ka komunikuar vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si pasojë e COVID-19 ku kësaj here është ndalur tek banesat sociale.

Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka vendosur  të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social duke bërë edhe thirrje që shumë pronar shtëpish të soliodarizohen dhe të ndjekin shembullin  e Bashkisë.

Duke qenë se fillon muaji e duhen paguar qiratë e muajit parardhës, Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social.

Përfitojnë qindra familje në banesa sociale. Ftojmë këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik.

Solidariteti nuk na varfëron, përkundrazi, na bën më të fortë si shoqëri”,- tha Veliaj.

 

 

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *