Bashkia Selenicë ka vendosur shpalljen e së hënës ditë zie si dhe mbulimin me fondet e saj varrimin e 8 viktimave të familjes Zykaj.
Mësohet se do të vendoset akordimi i një fondi të posaçëm, 1 200 000 lekë që do të mbulojnë shpenzimet e ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj.
Mësohet se 5 nga viktimat merrnin ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak të veshtirësive dhe pamundësisë ekonomike për të mbajtur familjet.