Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Prag fushate elektorale, nisin spastrimet masive të punonjëve të bashkisë, preket sektori i zjarrfikësve

Vazhdon fshesa e largimeve nga puna në Bashkinë e Selenicës. Ardhja e fushatës spastrim edhe për punonjësit e zjarrfikëses.

12 nga 18 punonjësve të zjarrfikëses së Selenicës u ka shkuar njoftimi për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. 6 të tjerë janë larguar nga puna më herët.

Të gjithë punonjësit e Bashkisë se vjetër, janë larguar nga puna në forma të ndryshme. Largimet janë bërë mbi bazën e përkatësive politike. Cdo punonjës që është pjesë e Partisë Demokratike, është larguar nga detyra. Më herët kryetari i bashkisë selenicë Pëllumb Binaj u ka kërkuar punonjësve të bashkisë të deklarojnë me cilën parti janë.

Prej disa muajsh në Bashkimë Selenicë janë larguar disa punonjës nga detyra. Më të prekurit, me largime rrënjësore punonjësish janë sektori i zjarrfikëses, ujësjellës kanalizime, shërbimet publike, administratë etj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *