Ditën e sotme një grup punëtorësh pastrimi në qytetin e Shkodrës kanë dalë në protestë dhe kanë ngritur zërin para kamerave.
Ata kanë mbetur të papunë dhe janë nxjerrë në rrugë të madhe, pasi tenderin për pastrimin e qytetit e ka përfituar një tjetër kompani.
Prej 22 vitesh ky tender i përkiste një kompanie, teksa në tenderin e ri është shpallur fitues një tjetër.
Punëtorët janë shprehur:
”S’na kanë kontaktuar rrezikojmë të mbetemi pa punë!”
”Rroj vetëm me i rrogë temen!”
”Zotëria që ka marrë tenderin ka fut shofer një njeri të vetin!”
Avokatit që ka marrë përsipër çështjen i është bërë pyetja nga gazetarët nëse ka ndonjë shkelje ligjore nga ana e kompanisë dhe ai është shprehur se për një afat kohor 3-vjeçar, kompania nuk i shkarkon dot punonjësit nga puna.
Ai tha:
”Janë në marrëdhënie pune dhe konform ligjit, ka për detyrim ligjor për 3 vjet. Kjo kontratë është shkelur nga bashkia dhe nga pronari Floriani. Firma që ka marrë përsipër pastrimin e qytetit të Shkodrës, nuk ka dokumentacionin përkatës.”