Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në Kukës materialet e para zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ato janë marrë në dorëzim nga KZAZ nr. 11 Kukes dhe vendosën në qendrën e numrit të votave që do të jetë në palestrën e gjimnazit te qytetit, ndërsa kjo qendër nga dita e sotme është marre në ruajtje nga policia e Kukësit, materialet e para prej kartoni janë dhomat e fshehta të votimit.
Në ditet në vijim sipas nënkryetarit të KZAZ 11 Kukës Agron Hoxha do të vijnë materialet per qendrën e numërimit të votave ndërkohë që tre ditë para zgjedhjeve vijnë materialet zgjedhore. Materialet janë sjellë nga një mjet i Ministrise Se Mbrotjes, dorëzimi i tyre është bërë në prani të policisë së Kukësit.
Nga ana tjetër Bashkia e Kukësit do të zbatojë vendimin e Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe i ka kërkuar me shkresë zyrtare KQZ-së lirimin e mjediseve të përcaktuara për procesin zgjedhor.