Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nëna i akùzoi se i vránë fëmijën dhe nuk ka lekë për ta várrosur, reagon Bashkia e Beratit

Bashkia e Beratit është akùzuar nga familja se shkaktoi vdèkjen tragjíke të 5-vjeçarit Aleksandër Brahimasi. Mëngjesin e sotëm, fëmija po luante në tunelin e vendosur për dekorin e festimeve të fundvitit dhe preku një tel të zhveshur.

Si pasojë, e zuri korenti dhe humbi jetën. Për këtë ka reaguar Bashkia duke thënë se ka nisur inspektimin e hollësishëm për këtë ngjarje.

Reagimi i Bashkisë së Beratit: “Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rèndë. Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjíke të jetës së të dashurit të tyre!”.

Më parë, nëna e fëmijës së ndjerë akùzoi para mediave Bashkinë se i vráu fëmijën dhe i tha se duhet ta várrosnin ata pasi nuk ka të ardhura.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *