Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E ktheu në gèrmadhë me shumë bujë, detaji interesant që Bashkia Tiranë krenohet dhe bashkëjeton akoma me Teatrin (FOTO)

Vendimi i fundit i qeverisë sa i përket çështjes së teatrit kombëtar ishte kalimi i pronësisë së truallit të teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ky vendim u pasua me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit nga forcat e IKMT.

Teatri u shemb por ajo që vihet re është se Bashkia Tiranë akoma nuk e ka “harruar” atë godinë tashmë në rrënoja.

Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë godina e Teatrit Kombëtar është akoma një atraksion turistik.

Kujtojmë se godina në fjalë ishte një atraksion për shumë turistë edhe si një godinë e ndërtuar në vitin 1938 nga Italianët.

Edhe pse u shemb nga kjo qeveri dhe nga kjo Bashki duket se kujtimet e asaj godine nuk i shkul dot, duke e mbajtur akoma si një suvenir në faqen zyrtare të Bashkisë.

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close