Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Fjolla i mori burrin, reagon për herë të parë gruaja e biznesmenit: Marsh atë që… (Zbulohet edhe fotoja e saj)

Mbrëmjen e djeshme Fjolla na habiti të gjithëve pasi u shfaq në rrjetet sociale krah partnerit të saj, me të cilin nuk kishte dalë kurrë publikisht.

Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i bëri partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie, ku shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruante Fjolla bashkangjitur fotos.

Mirëpo, sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve. “n’Zoom.bitz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”.

Nuk dihet ende nëse ata janë divorcuar apo jo, por edhe Fjolla pak ditë më parë reagoi ashpër në rrjetet sociale duke shkruar se mediat po shkatërrojnë familjen e një njeriu që s’ka lidhje me të.

Por, vetëm 3 ditë më parë Fjolla Morina mori një super propozim romantik për martesë nga Fisniku. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

“Unë thash Po! Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Fjolla ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës.

Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Në fillim ajo e mohoi lidhjen me Fisnikun, më pas e pranoi duke u shprehur para policisë: “Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat”./iconstyle

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *