Policia me gjetjen e arsenalit të armëve në banesë, ka ndryshuar strategji ndaj ish-bashkëshortes së Lefter Zhidrus, duke nisur dhe një hetim ndaj saj.
Fax News mëson se 41-vjeçarja ka hedhur akuza ndaj policisë dhe ndaj medias. Madje Floresha Zhidru akuzon policinë për vrasjen e 71-vjeçarit, i cili u ekzekutua dje nga RENEA, pasi bëri rezistencë me armë.
Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qendroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit.