Në një lidhej live me FaxNews, kreu o PDIU-së Shpëtim Idrizi foli për marrëveshjen e përbashkët që ka lidhur Opozitën e Bashkuar për të garuar në zgjedhjet e 25 prilli. Idrizi theksoi se 25 prilli është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, të cilët atë ditë ata ushtrojnë sovranitetin e tyre e më pas ia delegojnë partive politike. Ndër të tjera ai tha se mazhoranca në tetë vite qeverisje tashmë është e lodhur dhe se qytetarët kanë nevojë për një ndryshim të madh.
“Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme, në të vetmen ditë kur qytetarët e kanë sovranitetin dhe më pas e delegojnë tek forcat politike, një ditë shumë e Rëndësishme për Shqipërinë. Sigurisht që pas 8 vjetësh të një mazhorance të lodhure, e cila ka shtënë ekonominë Shqiptare në 5 duar të 5 oligarkëve në varfërimin masiv të shqiptarëve. Është një ditë për të bërë ndryshimin e madh, opozita këtu ka të gjithë përgjegjësin politike për t’i dhënë shqiptarëve ndryshimin e madh, nëpërmjet një koalicioni që do të formojë një mazhorancë të rëndësishëm për të sjellë ndryshimin.
Ne po diskutojmë me Partinë Demokratike për një marrëveshje elektorale të përbashkët, Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) që në shtator të vitit 2018 në forume e saj e ka marrë vendimin për tu bërë pjesë e Opozitës së Bashkuar, por edhe në 2019 ne kemi një marrëveshje me PD. Tani është momenti duke u nisur nga qëllime të përbashkëta që lidhet me ndryshimin në Shqipëri, për të vendosur edhe njëherë ekuilibrat demokratik dhe ekonominë e tregut e shtetin ligjor”, theksoi Idrizi