Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar që të hapin një portal “2metrahajdut.al” për të nxjerrë të gjithë hajdutët që janë të gjatë 2 metra ose më shumë. Këtë e sugjeroi për të hedhur poshtë deklaratën e Ramës që thoshte një ditë më parë se “Nuk jam gënjeshtar. Hajdut 2 metra nuk ka”.
Në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se i kanë dërguar një ‘mal’ me mesazhe ku i tregojnë emra të ndryshëm kriminelësh që janë në këtë gjatësi.
Më pas, u transmetuan disa hajdutë të gjatë, ku njëri prej tyre kishte vjedhur 1 milionë dollarë, ndërsa një tjetër ishte ish inxhinier i Google që kishte vjedhur rreth 14 mijë dosje nga kompania për ti transferuar në një tjetër kompani private.(A.M/Faxweb.al)