FlashTe Gjitha

Basha merr kritika nga Devolli: Ke shumë edukatë dhe je i butë, njerëzit të gënjejnë

Pas takimit në Korçë lideri I Partisë Dekmokratike ka vizituar Devollin ku dhe ka takuar fermerët e zonës.

Gjatë takimit një nga fermerët e ka këshilluar kryedemokratin për të mos qenë kaq I butë dhe I edukuar. Ndërkohë që gjithashtu fermeri nuk I ka kërkuar subvencione Bashës, duke ngulmuar sëerish të jetë më I ashpër.

Qytetari:I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi.

Subvencionime nuk duam në dorë se nuk dihet se nga venë. Ji içik më i ashpër brenda vetes dhe brenda partisë se do të gënjejnë se je shumë i butë. E shohim se pakënaqësia ka vajtur, të mos i diskutojmë këtra punë se na ka vajt thika në zemër. Edhe këta djemt që kanë mbetur do ikin nëse nuk punon PD-ja.

Ndërkohë që Basha I është përgjigjur prerë qytetarit duke I thënë se edukata nuk duhet marrë kurrë si dobësi, por të gjykojnë vendimet që ka marrë. Ndëerkohë që sa I përket subvencioneve Basha bënë premtimin se sapo të vij në pushtet do t’I përkushtohet bujqësisë rreth 100 milionë euro.

Ti do që të flasë butë dhe të veprojë fort, apo dikë që të flas fort dhe të mos punojë. Veprimet i gjykoni ju. Çfarë vendimesh kam marrë, atë gjykoni. Edukata nuk është dobësi. Mjerë ata që marrin edukatën time si shenjë dobësie.  Këta po na i kthejnë vizat dhe shumë e shumë vendime të tjera. Tjetër gjë është të flasësh shumë dhe të mos bësh asgjë, tjetër gjë është të flasësh me edukatë dhe të marrësh vendime të forta.

Basha:Produketet tona nuk janë të subvencionuara, si qeveria e serbise fut këtu prodhimet e saj,dhe ne jovetëm që nuk kemi mundësi t’I transportojmë ato në Serbi por as në vendin tonë nuk po I tregëtojmë dotë.

Duhet ditur që kur rritët kostua e prodhimit , dhe ju mundoheni të fitoni vetëm një cent nga produkti juaj atëherë kjo gjë nuk ka kuptim. Dilni të gjithë rruar dhe qethur.

Ndaj suvbvencionet do të jetë hapi i parë, rreth 100 milionë euro në vit për tqë gjithë fermerët. Do të ketë gjithashtu dhe një skemë e cila do të masë prodhimin.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *