Pavarësisht se që nga data 18 shkurt kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike, në një intervistë për “Opinion” ai ka hedhur mundësinë se zgjedhjet e 18 qershorit mund të rrezikohen përsëri edhe nëse kërkesa e tyre realizohet.
Për këtë arsye, përveç krijimit të një qeverie, Basha kërkon edhe shtyrjen e zgjedhjeve.
“Shurdhëria ndaj zërit të qytetarëve, asgjësimi i reformës zgjedhore dhe kultivimi i drogës rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve me 18 qershor, edhe sikur sot të kishte një pakt mes palëve politike për një qeveri teknike.
Prandaj nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve.
Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha mbrëmjen e sotme. Ky rrezik sipas Bashës mund të ndodhë nëse qeveria teknike zgjidhet nga kryeministri Edi Rama. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=-tIOijuebg0&feature=youtu.be