Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha zbulon rrëfimin e qytetarit: Çoj televizorin tek furra, e lë derisa gjej lekët e bukës

Mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend. “Fushata e Bashës për taksat, biznesin, ekonominë/ A na përfaqëson të gjithëve?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Më tha njëri në qendër të Vlorës, që e çon televizorin tek furra e bukës, e lë peng, që të marri bukë. Dëgjoj gjëra shumë të tmerrshme dhe në vende të tjera, situata është shumë e keqe”, ka thënë Basha, duke treguar një episod nga takimet e tij me njerëzit.

“Çfarë ndodh me taksën 9%? Do shkojnë lekët për konsumin. Këta kanë çuar 700 milion euro në të ashtëquajturën Rilindja Urbane. 2.2 miliardë ia ka çuar oligarkëve, po bëhet rruga Milot-Fier. Këtu janë çuar taksat e shqiptarëve. Programi i PD i përfaqëson të gjithë, por jo oligarkët. Në momentin që zhvishen nga konflikti me interesin politik, kur janë aktorë të barabartë në treg, do trajtohen në mënyrë të barabartë.

Çdo aktor ekonomik do paguajë 9%”, tha Basha. “Si do e bëni me gjithë këtë borxh të madh publik që po rritet?”, e ka pyetur Çuri Lulzim Bashën. “Me taksën e sheshtë, paguajnë të gjithë. Nuk kanë evazion, nuk bëjnë bilance të dyfishta. Informaliteti ka arritur mbi 62%”, ka thënë Basha. Lexo më shumë tek

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *